Guterres: Të bëjmë shumë më tepër se sa rezoluta e KS për Gazën
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur skepticizëm pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë të re për luftën në Gaza duke thënë se, ndërsa ai shpreson se mund të hapë rrugën për një armëpushim humanitar, duhet bërë shumë më tepër se më parë.
Rezoluta e miratuar nga organi më i fuqishëm i OKB-së të premten bën thirrje për një rritje të shpërndarjes së ndihmave humanitare për banorët e Gazës, por nuk përfshinte thirrjen për përfundimin e armiqësive.
”Një armëpushim humanitar është mënyra e vetme për të filluar të plotësohen nevojat e dëshpëruara të njerëzve në Gaza dhe për t’i dhënë fund maktheve të tyre të vazhdueshme”, tha Guterres në Nju Jork.
“Shpresoj se rezoluta e sotme do t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se një armëpushim humanitar është me të vërtetë diçka që është e nevojshme. Nëse duam që ndihma humanitare të jetë efektive”, shtoi ai.
Teksti i miratuar është një version shumë i zbutur i draftit të propozuar fillimisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe që nuk përfshin më kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm, për shkak të frikës se SHBA, mbështetësi më i madh i Izraelit, mund të ketë vinte veton ndaj rezolutës.

