Bllokohen 90 kg produkte ushqimore, ja gjobat me të cilat AKU ndëshkoi 5 subjekte në disa qytete të vendit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka gjobitur me nga 500.000 lekë, 5 subjekte për mosplotësim të kërkesave ligjore.

Sipas AKU, nga kontrollet e kryera në qarqet Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës janë konstatuar se 5 subjektet me natyrë aktiviteti “tregtim të produkteve ushqimore” dhe “market”, u gjobitën pasi kishin mangësi në etiketim në gjuhën shqipe, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe dokumentacion.

Gjithashtu janë bllokuar 90 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.

Me rastin e festave të fundvitit intensifikohen kontrollet, AKU ndëshkon 5 subjekte për mosplotësim të kërkesave ligjore.

Vijojnë pandërprerë kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në të gjithë qarqet e vendit, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

Nga kontrollet e kryera në qarqet Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës janë konstatuar në pesë subjekte me natyrë aktiviteti “tregtim të produkteve ushqimore” dhe “market”, mangësi në etiketim në gjuhën shqipe, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe dokumentacion.

Për shkeljet e konstatuara, trupat inspektuese kanë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 500.000 lekë dhe janë bllokuar 90 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.

Këtë prag festash fundviti, AKU ka intensifikuar kudo kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore.