Vrasja në burgun e Peqinit/ Pas arrestimit të Kamber Hoxhës, një javë më pas emërohet drejtori i ri

Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

Florenc Doka zëvendëson Kamber Hoxhën si drejtori i burgut të Peqinit pas arrestimit të këtij të fundit.

Hoxha ishte i komanduar ndërsa burime nga Drejtoria e Burgjeve konfirmojnë se Doka është emëruar me kompetenca të plota nga ministri i Drejtësisë.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve.

Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.