Organizoi pritë dhe u prangos nga SPAK/ Prova të reja ndaj Dedan Gjonit. Shefi i krimeve i përfshirë në tentativë për vrasje
Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.
Hetuesit kanë gjetur prova që Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë.
Gjatë kohës që ai ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person.
Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.
Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij.
Më pas autorët janë tërhequr dhe ngjarja në atë kohë nuk ndodhi.
Gjoni u arrestua një muaj më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi ishte pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Perosoni që do të vritej ishte Xhevdet Plaku.

