Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë drejtori i Sigurisë së Personelit pranë AMP-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2023, 11:05
Shkëlqim Zuriqi është konfirmuar në detyrë si drejtor i analizës në Agjencinë e Mbikëqyerjes Policore.
Zuriqi ka kaluar Vettingun e nisur më datë 18 dhjetor, ndërsa në seancën e parë u konfirmua në detyrë kreu i Policisë së qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj.
Seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, kanë nisur prej datës 18 dhjetor dhe kryhen nga Trupat e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyerjes Policore.
