Gutierres: Kontrolli i SPAK në banesën dhe zyrën e Qynos i papranueshëm, sulm ndaj lirisë së medias
Kreu i komitetit ekzekutiv në Konfederatën e Sindikatave Evropiane, Ricardo Gutierres ka reaguar lidhur me rastin e gazetarit Elton Qyno.
Ai shton se kontrolli i SPAK në banesën dhe zyrën private të gazetarit shqiptar Elton Qyno dhe sekuestrimi i dokumenteve dhe celularit të tij, janë totalisht të papranueshme
Gutierres: Kontrolli i SPAK në banesën dhe zyrën private të gazetarit shqiptar Elton Qyno dhe sekuestrimi i dokumenteve dhe celularit të tij, janë totalisht të papranueshme. Ky është një sulm ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së gazetarëve për të mbrojtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.
SPAK po përpiqet të zbulojë se kush qëndron pas rrjedhjeve të informacionit. Në vend që të hetojë prokurorët dhe hetuesit e vet, ajo po shkel standardet ligjore për mbrojtjen e burimeve gazetareske duke u kërkuar gazetarëve të zbulojnë burimet e tyre.
Shpresojmë që Gjykata e Apelit të pranojë ankesën e Qynos dhe të detyrojë SPAK-un të kthejë menjëherë pajisjet e tij. Ne solidarizojmë me Qyno-n dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të respektojnë parimet evropiane të mbrojtjes së burimeve dhe lirisë së shtypit. Shqipëria mbetet një vend i rrezikshëm për të qenë gazetar. U bëjmë thirrje autoriteteve të braktisin praktikat represive.
