Pasi mbaroi qejfin, Safet Gjiçi e çoi Alma K. te Granit Gjana për të folur për tenderin e qenve endacakë
Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake.
Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te nënkryetari i Bashkisë Granit Gjana, për të folur me të mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Po ashtu, në këtë dosje në pah del edhe emri i Adebin Oruçit, ish-kryetar i Qarkut të Kukësit, që sipas Alma Kaçit në pretendimet e saj thekson se ai ia ka marrë USB-në e filmimit me forcë.
Hetimet
Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, pasi nga një video e plotë e skandalit seksual në zyrën e tij, doli se Alma Kaçi i kishte kërkuar favore për një tender për sterilizimin e qenëve dhe Gjici e kishte aprovuar.
Gjici u vu në prangat e Policisë pasditen e së shtunës në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Tiranë, te “Selvia”.
Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video, Alma Kaçin prej kohësh kishte një lidhje. Kaçi u arrestua pak ditë më parë dhe iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka dhe një fëmijë të mitur.



