Gjermania, pajisje me vlerë 30 mijë euro për Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Në një ceremoni të përbashkët, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner i dorëzoi të premten drejtorit të Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj, pajisje me vlerë 30.000 euro për Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Zyra Federale Kriminale (BKA) po forcon në këtë mënyrë punën në vendngjarje të policisë shkencore për zbardhjen e krimeve dhe në këtë mënyrë edhe sigurinë e qytetarëve të Shqipërisë, njoftoi sot Ambasada gjermane.

Kështu, Gjermania thekson edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e sigurisë në Shqipëri.

Bashkëpunimi i ngushtë në luftën kundër krimit është një kriter i rëndësishëm për anëtarësimin në BE, thekson Ambasada e Gjermanisë në Tiranë.