Apeli e liroi, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Jamarbër Malltezi të kthehet në qeli

Prokuroria e Posaçme depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, ku kërkon rikthimin e tij në qeli.

Më herët Gjykata e Apelit, ndryshoi masën per Malltezin nga arrest ne burg në arrest shtepie.

Rikujtojmë se Jamarbër Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK në Aeroportin “Nënë Tereza”, në muajin tetor, teksa priste bashkëshorten.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ndërkohë Malltezit, i janë sekuestruar edhe 25 pasuri, mes tyre apartamente dhe llogari bankare.