Veprimet e SPAK ndaj gazetarit Qyno, ekspertja ligjore, Kusari: Precedent gjyqësor i rrezikshëm

Ekspertja ligjore e qendrës Evropiane për lirinë e Media dhe shtypit, Flutura Kusari ka reaguar përsa i përket rastit Qyno, ku gazeatrit iu kërkuar burimi i informacionit nga SPAK.

Kusari në reagimin e saj shprehet se precedenti gjyqësor është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe duhet të kundërshtohet.

Reagimi i Flutura Kusari:

Pas një analize të gjatë të shumë dokumenteve dhe rrethanave që kanë të bëjnë me gazetarin Elton Qynon dhe tentativat e SPAK për ta frikësuar atë, është e qartë që Gjykata e Posacme e Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lëshuar urdhëra në kundërshtim me standardet vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e burimeve dhe materialeve gazetareske.

Precedenti gjyqësor është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe duhet të kundërshtohet.
Më shumë detaje dhe reagime në orët në vijim dhe nesër.