PAMJET/ Historike, socialistët me në krye Ramën "dorëzojnë" Berishën, ish-kryeministri refuzon "të mbrohet" në sallë

Në seancën e sotme ku do të votohej për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ju drejtua Kuvendit para pak minutash, teksa shihej që ecte i qetë dhe me duar në xhepa.

PAMJET/ Historike, socialistët me në krye Ramën

Pasi lexoi rendin e dites, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i dha te drejten e fjalen ish-kryeministrit Sali berisha, i cili refuzoi te fliste.

Nderkaq, menjehere Nikolla kaloi ne votimin e raportit te Keshillit te Mandateve, me shumice prej 75 votash.

Pas vitimit do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

Pas votimit historik, vetë kryeministri vendosi që mbrojtjen ta bëjë jashtë Kuvendit ku u shpreh:

“Sot parlamenti antikushtetues, antidemokratike, votoi në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.

Sot parlamenti vazhdoi veprën që dështoi më 9 shtator, dy vite më parë.

Por nëqoftëse dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë.

Ky vendim jo që nuk do të mundë të realizojë shkatërrimin e opozitës, por do ta mobilizojë atë nën moton ‘o sot o kurrë’ duke i dhënë përgjigje të merituar.

PAMJET/ Historike, socialistët me në krye Ramën

Sot, narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në kundërshtim me ccdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me ccdo procedurë ligjore, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.

Në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, dy vite më parë.

Por në qoftë se dështoi me 9 shtator, ju garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë, se ky vendim jo që nuk mund të realizojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, dhe nën moton: o sot o kurrë, do i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi.

Ajo që mund të them se nga dita e sotme është se parlamenti nga klandestiniteti, përfundoi në parlamentin e vrimës së miut.

Edi Rama u fut sot jo nga dyert zyrtare, nga dyert zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit.

Pra, u fut nga vrima e miut në parlament.

Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj"