Masa e arrestit ndaj Berishës, Spartak Ngjela: Nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2023, 15:40
Avokati, Spartak Ngjela në një intervistë në Ora News foli për masën e arrestit të ish kryeministrit Sali Berisha. Ngjela u shpreh se për masën e arrestit ndaj Berishës nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese.
‘’Nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese.
Nëse do ishte para se të bëheshin amendamentet kushtetuese në lidhje me imunetin natyrisht që do ishte shkelje Kushtetuese.
Por Kushtetuta e re ndalon vetëm arrestin i cili nuk mund të ndërmerret pa shkuar në parlament.
Prandaj në momentin që doli vendimi për arrestin për Berishën pasi nuk u paraqit në pyetje, natyrisht që do merret arresti.
Do shkojë nga komisioni para disa ditësh në seancën plenare që është nesër’’, tha ndër të tjera Ngjela.
