Protesta e opozitës, socialistët dhe Nikolla mbërrijnë dy orë para në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 08:44
Socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend, ndërsa sot do të mbahet seanca për miratimin e kërkesës së SPAK, që kërkon heqjen e imunitetit të Berishës për arrestimin e tij.
Berisha ka paralajmëruar protestë dhe me shumë gjasa do ketë edhe bllokim të seancës plenare, e për këtë arsye socialistët kanë shkuar më herët në sallën plenare.
Grupi i PS ka ardhur që në orën 8:30 në Kuvend.
