Saraçi: SPAK nuk paraqiti asnjë provë kundër Berishës, lexoi në 2 min një letër bakalli
I ftuar në Ora News, kryeredaktori i Syri TV, Romir saraçi u shpreh se është një ngjarje që një ish-kryeministër përballen me drejtësinë
Ai shtoi se nuk mund të kërkosh mandatin e një ish-kryeministri me një kërkesë 2 minuta dhe shtoi se SPAK nuk paraqiti asnjë provë.
Saraçi: Është një ngjarje që një ish-kryeministër përballen me drejtësinë, por me çfarë kushtesh? Sa i takon statusit të tij si deputet kemi precedentë të ndryshëm. Dje pamë që avokatët e Berishës u përballën me prokurorët e SPAK për prova. U bë një proces pa një kërkesë nga SPAK jo në respekt të procedurës. Nuk mund të kërkosh mandatin e një ish-kryeministri me një kërkesë 2 minuta. Nuk paraqiti asnjë provë SPAK për akuzë.
Shfaqja në Këshillin e Mandateve ishte e turpshme dhe duhej respekt ndaj Berishës. Nëse ai ka bërë ndonjë shkelje duheshin sjellë prova. Nuk kishte, vetëm një letër bakalli që u lexua në 2 minuta. SPAK ka hedhur prova për konsum publik, por nuk i përmendin në kuvend. Berisha akuzohet për një vendim kolegjial për kthimin e pronave te pronarët.
