Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj. Ja kush emërohet në vend të tij

Me vendim të Këshillit të Ministrave sot (20 dhjetor) është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj dhe në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.

Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.

Ndërkohë Rajmonda Bilalaj ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit që nga viti 2011 deri maj 2023, kur postin e mori socialisti tjetër Fation Duro.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.