SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, zbardhen dy raportet që i janë dorëzuar seancës plenare
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2023, 19:42
Dy ditë pasi Këshilli i Mandateve votoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që kërkon autorizim për arrestimin e Sali Berishës, janë zbardhur edhe dy raportet të hartuara për t’ia dorëzuar seancës plenare, e cila do t’i votojë ditën e nesërme (21 dhjetor).
Njëri prej tyre është raporti i mazhorancës, kurse raporti tjetër është i deputetit Enkelejt Alibeaj, i cili ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve.
Të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
| 202312201827509641raport i deputeteve anetare te keshillit per rregulloren mandatet dhe imunitetin zbledar uci znjermonela felaj valikaj znjklotilda bushka zarben pllumbi |
