I përjashtuar nga seancat, deputeti i PD-së tenton të hapë me forcë derën e pasme të Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 09:46
Ashtu si edhe seancën e kaluar, deputetë të opozitës tentojnë të gjejnë forma nga më të ndryshme për t’u futur në Kuvend.
Siç shihet nga pamjet Nallbati, i përjashtuar nga seancat, ka tentuar që të hapë derën e pasme të Kuvendit, por edhe ajo ka rezultuar e mbyllur.
Opozita proteston sot jashtë Kuvendit, ndërsa në seancë do të votohet për imunitetin e Berishës.
