Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën, Nuri: Vendim me standart të dyfishtë dhe i padrejtë
Nga Beti Njuma Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2023, 20:16
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri në një intervistë në Ora News foli për vendimin e gjykatës Kushtetuese për Berishën.
Nuri u shpreh se vendimi gjykatës Kushtetuese për Berishën është një vendim me standart të dyfishtë dhe i padrejtë.
‘’Ky është një vendim me standart të dyfishtë dhe një vendim i padrejtë.
Deri diku është edhe antiKushtetues pasi në vetvete bie ndesh me precedentët e mëparshëm të gjykatës Kushtetuese.
Sot gjykata Kushtetuese po bën prapakthehu.
Po bën atë që quhet një kthim të jurisprudencës por në dëm të interesave të ligjshme të opozitës’’, tha ndër të tjera Nuri.
