VIDEO/ Dashnor Sula jep arsyet e protestës, Berisha pritet me ovacione në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 09:22
Deputeti i opozitës Dashnor Sula zgjodhi të vinte me presh në Parlament. Veshur mban një bluzë të bardhë ku shkruhet sterilizimi.
Ndërsa në dorë mban pankartën AZHBR.
“Opozita ka që nga data 5 tetor që proteston, aksion opozitar sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit” tha ai.
Teksa deputeti demokrat po paraqiste arsyet e protestës së opozitës, ish kryeminsitri Sali Berisha fati i të cilit vendoset sot nga socialistët në Kuvend, do të mberrinte ne hyrjen e parlamentit ku u prit me ovacione nga mbeshtetesit e thirrur ne proteste.
