Mbi 100 ndeshje të luajtura me Kombëtaren, konfirmohet mungesa e madhe e Belgjikës në Euro 2024
Thibaut Courtois ka bërë të ditur se nuk do të luajë kampionatin e ardhshëm evropian me Belgjikën për shkak të gjendjes fizike. Portieri i njohur këputi ligamentet e kryqëzuara të gjurit para disa muajsh dhe mungesa e tij në Euro 2024 duket e pashmangshme.
“Së pari do të më duhet të rikuperohem 100%, më mirë të mos caktosh një datë. Për shkak të këtij dëmtimi nuk do të luaj Kampionatin Evropian. Nëse do të jem me fat, do të mund të luaj një ndeshje në maj, por kurrë nuk do të jem 100% siç duhet për një turne të madh si kampionati evropian.
Courtois vazhdon: “Mendoj se është më mirë të jem i sinqertë me Belgjikën. Nuk do të jem në portë nëse jam në 80% për sa kohë kemi portierë të tjerë të mirë. Do të lë mënjanë krenarinë time dhe do të jem thjesht tifoz në qershor” – Tha “gardiani”. Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois ka luajtur jo pak për Kombëtaren e Belgjikës por 102 ndeshje.

