Serie A/ Atalanta triumfon me “poker” ndaj Salernitanas

Ndodhi ajo që pritej, pavarësisht se fillimisht bënë “lëmsh” gjithçka.

“Bergamaskët” e Atalanta kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “GeWiss Stadium” mundën me rezultatin e thellë 4 me 1, skuadrën e Salernitana, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Pavarësisht rezultatit, pjesa e parë u triumfua nga miqtë, teksa në minutën e 10’-të të sfidës mbrojtësi, Lorenzo Pirola, përfitoi nga një përgjumje e “zikaltërve” për të hapur sfidës, mirëpo golat e Muriel, Pasalic, De Ketelaere e Miranchuk, në minutat 47’, 52’, 83’ e 89’ rikthyen buzëqeshjen në fytyrën e teknikut Gasperini, teksa siguruan fitoren e thellë.

Falë këtij rezultati, skuadra e Atalanta ngjitet në kuotën e 26 pikëve, duke u pozicionuar kështu në vendin e 7-të të tabelës, me 1 pikë më pak se Napoli e Fiorentina e vendeve 5 e 6, dhe me 1 pikë më shumë se “Verdhekuqtë” e Roma-s.

Në krahun tjetër, Salernitana mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 8 pikë.