VIDEO/ Odise Roshi vijon formën e mirë, shënon golin e dytë në Turqi

Odise Roshi ka gjetur golin e dytë këtë sezon në Ligën e Parë turke për Sakarjaspor përballë Tuzlaspor.

Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë këtë sezon, teksa në ndeshjen e sotme kaloi ekipin e tij në avantazh falë një krosimi në zonë, ku goditi me kokë dhe ndëshkoi portierin kundërshtar.

Një gol që i dha avantazhin e përkohshëm Sakarjasporit, që u barazua tre minuta më vonë, por me miqtë që kaluan sërish në avantazh në vendin e dytë.

Ky është goli numër dy këtë sezon për Roshin, i cili gjithashtu ka dhënë dhe dy asiste.

Goli i Roshit:

https://streamin.one/v/19a99801