VIDEO/ Ish-lojtari brazilian, merret peng dhe dhunohet për shkak të lidhjes me një grua të martuar

Një ndodhi e pabesueshme ka ndodhur për ish-lojtarin brazilian, Marcelinho Carioca.

Aventura e pakëndshme e futbollistit veteran filloi të dielën e kaluar, kur ai ishte në stadiumin e Corinthians për të parë një koncert.

Megjithatë, në një moment, miqtë e tij e humbën nga sytë dhe duke qenë se ai nuk po gjëndër dhe se makina e tij ishte aty ku e kishte parkuar, thërritën policinë.

Pak orë më vonë, misteri u zgjidh në një mënyrë të pabesueshme.

Marcelinho u shfaq në një video në rrjetet sociale gjysmë i zhveshur, me duar të lidhura pas shpine dhe sy të nxirë.

Në këtë video ai pranon se ka pasur lidhje me një grua të martuar.

Pranë tij ndodhet edhe kjo grua, e cila gjithashtu ka pranuar se ka pasur një tradhti bashkëshortore.

Siç u bë e ditur, partneri i gruas në fjalë ishte rrëmbyesi i Marcelinho, që donte të hakmerrej duke e marrë peng.

Më vonë, ai e la të lirë ish-lojtarin brazilian, ku ka luajtur në karrierën e tij për Corinthians, Flamengo, Al Nassr, Vasco da Gama, Ajaccio, Valencia dhe Osaka.