La gruan për t’u martuar me mbesën e saj, sulmuesi i njohur do të bëhet sërish baba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2023, 17:58
Sulmuesi brazilian, Hulk do të bëhet sërish baba. Partnerja e re është mbesa e ish-gruas së tij. Ata u martuan në vitin 2020 dhe në prill të 2022 lindi vajza e tyre e parë, Zaya. Ndërsa tashmë Camila Angelo është sërish shtatzënë.
“Dua t’ju falënderoj për mesazhet e panumërta për shtatzëninë e gruas sime. Një tjetër fëmijë, një tjetër bekim që më ka dhënë Zoti. I jam shumë mirënjohëse Zotit. Nuk ishte asgjë e re për familjen time”, – tha ai.
