Murinho ''thumbon'' Tottenhamin: Një klub pa asnjë trofe me shkarkoi dy ditë para finales
Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo ka dhënë një intervistë të gjatë për ish-mesfushorin Çelsit, Xhon Obi Mikel në podkastin “The Obi One”. Ai u ndal edhe tek Mohamed Salah dhe Kevin De Bryjne. Mourinho thumboi edhe ish skuadren e tij, Tottenham ku tha se nje ekip pa trofe me shkarkoi dy dite para finales
Ta nisim me Xhon Obi Mikel! Ai thotë që ka qenë gjithmonë më i mirë si numër 10 se numër 4. Çfarë kualitetesh kishte ai si numër 4 që t’i e pëlqeje te Çelsi?
Pëlqeja çdo gjë. Dhe nëse shikoni mesfushorët që kam pasur në karrierë, kanë pasur të gjithë gjëra të njëjta. Përveç Makeleles që ka qenë i shkurtër, të gjithë të tjerët kanë qenë të gjatë dhe të fortë.
Por me atë që unë e quaj “thjeshtësia e futbollit”, mendoj se është gjenialiteti që përdoret për skuadrën. Duhet të kenë disiplinën që skuadra është më e rëndësishme se vetja.
Çfarë unë i jap skuadrës është më e rëndësishme se çfarë skuadra më jep mua dhe ndoshta prandaj me Nigerinë ai donte të luante si numër 10, për të qenë më i miri, por me mua te Çelsi ai ishte një mesfushor fantastik.
I bënte gjërat më të thjeshta, rrjedha e lojës. Nuk ishte një lojtar që mund të fitonte një garë prej 100 metrash, por çdo gjë ishte e shpejtë me të, me topin dhe me pozicionin që mbante në lojë.
Herën e parë që e pash ishte shumë argëtuese, sepse ai fshihej në stërvitje me Çelsin dhe një ditë unë po kërkoja për një lojtar të ri të vinte, sepse doja njërin që të vinte në stërvitje me mua.
Më pas më thanë për një lojtar nigerian që luante në Norvegji. Pyetja e parë që bëra ishte: “A është i fortë fizikisht si një 17-vjeçar?” dhe më thanë: “Po është”. Unë prisja një lojtar normal dhe e pash menjëherë që nuk ishte normal. “Sir” Aleks gjithashtu e dinte që ai nuk ishte normal dhe më pas erdhi një luftë që nuk ishte normale (qesh).
por në fund përfundoi në mënyrën më të mirë për Çelsin dhe në mënyrën më të mirë për të. Ai qëndroi te Çelsi për më shumë se 10 vite apo jo? Fitoi gjithçka, fitoi paratë e tij dhe mund të luante te Nigeria si numër 10.
Ai (Mikel) ka qenë pjesë e atij Çelsi të mrekullueshëm, ku ti erdhe dhe i the botës: “Unë jam Speciali”. Çfarë e bëri Çelsin tënd të parë kaq special?
Çdo gjë së bashku. Së pari, paratë e Abramoviçit, sepse sa herë që flasim për skuadrat më të mira, ne flasim dhe për paratë gjithashtu. E dini, Man. Siti, Liverpuli, Çelsi që është akoma, por nuk janë aq të mirë sa ne ishim.
Por në kohën tonë ne kishim çdo gjë më të mirën. Kishim trajner të mirë, kishim lojtarë të mirë dhe mund të zgjidhnim lojtarë në bazë të karakterit, në bazë të personalitetit.
Jo vetëm në rastin e Mikelit, por dhe në rastin e Drogbasë dhe në atë të Esienit, bëra çmos që t’i kisha në skuadër. Dhe Esieni e Drogba ishin shembujt e lojtarëve që nuk njiheshin në nivelet më të larta në Angli.
Kishte emra më të mëdhenj, me statuse të ndryshme, por te Çelsi ne nuk mendonim vetëm për kualitetin e lojtarëve, por edhe për profilin.
Dhe me atë ekip ne fituam çfarë fituam. Mund të fitonim shumë më shumë dhe kur unë u largova, ata vazhduan të fitonin për shumë vite me të njëjtët lojtarë. Ishte padyshim një skuadër fantastike, me një grup fantastik djemsh.
Salah dhe De Bryjne, mendoj se jeni pyetur shumë. Kur i shikon arritjet e tyre, mendon se mund të mos i largoje, apo doje vetëm atë standardin të cilët ata nuk e arritën?
Pak nga të dyja. Ata u larguan sepse donin të iknin. U larguan sepse nuk donin të prisnin. Historia e tyre tregon që zgjedhja që bënë ishte e mirë. ata arritën standarde të larta, por zakonisht fëmijët që marrin vendime të tilla, sepse nuk mund të presin, sepse nuk kanë durim, të jenë të qetë dhe të presin për momentin e duhur.
Dhe disa herë, karriera e tyre shkon në drejtime të gabuara. Kur njerëzit më thonë që unë e lash Salah që të ikte, unë them komplet të kundërtën. Unë e bleva Salahn. Unë isha ai që i thashë ta blinin atë lojtar. Ai do të shkonte nga Bazeli te Liverpuli dhe bëra një luftë që ai të vinte te Çelsi.
Më pas po, vjen ajo pjesë që të jesh një lojtar i Çelsit duhet të performosh ose të presësh. Ai nuk donte të priste dhe Çelsi në një pikë vendosi ta shiste. Dhe nuk isha unë ai që vendosa ta shisja, unë thoja që ta çonim huazim nëse ai e ndjente të luante çdo minutë të çdo ndeshjeje. Me Kevinin (De Bryjnen) ishte e njëjta situatë.
E morëm në fazë përgatitore në Azi dhe Kevin donte të shkonte huazim në një klub gjerman dhe unë i thash klubit jo, nuk e doja huazim e doja me vete.
Ai qëndroi me mua dhe filloi të luante titullar në Premier Ligë. Pas asaj ndeshjeje ne luajtëm Superkupën e Europës në Pragë kundër Bajernit. Ai nuk luajti atë ndeshje. Ditën tjetër, donte të ikte.
Luajtëm ndeshjen e dytë të sezonit përballë Mançester Junajtid në “Old Trafford”. Barazuam më duket 0-0. Ai ishte në stol dhe luajti disa minuta dhe nuk ishte e mjaftueshme për të.
Donte të ikte dhe të ikte dhe të ikte dhe kur je te Çelsi atëherë ik dhe një tjetër vjen. Ata ishin fëmijë që nuk prisnin dot dhe karriera e tyre thotë që kishin të drejtë. Por nuk isha unë. Ndoshta disa djem të tjerë i largova, por jo ata.

