Manchester United e bleu me bujë, mesfushori largohet si i huazuar në Bundesligë
I afruar me shumë bujë tek Manchester United në vitin 2020 nga radhët e Ajax, Donny van de Beek nuk mundi për asnjë moment të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.
Holandezi përfundoi sezonin e shkuar në huazim te Everton, ndërsa tashmë “paketon” sërish valixhet dhe përgatitet për një eksperiencë të re në Gjermani, te Eintracht Frankfurt.
United dhe Frankfurt kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit nëpërmjet formulës së huazimit me gjermanët që do të paguajnë 11 milionë euro plus katër të tjera në formën e bonuseve.
Në klauzolë nuk ka detyrim për blerjen përfundimtare të kartonit të 26-vjeçarit dhe në rast se aventura në Bundesligë nuk shkon sipas pritshmërive, atëherë Van de Beek mund të rikthehet sërish te United në qershorin e vitit 2024.
Van de Beek ka “zbarkuar” tashmë në Frankfurt dhe sapo të mbyllë vizitat mjekësore, do të vijë edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizje që i paraprin merkatos së janarit.
