FOTO-LAJMI/ “O sot, o kurrë” – Zbulohet slogani i protestës së 21 Dhjetorit

Teksa të enjten opozita ka njoftuar se do të mbajë një protestë, janë zbuluar detaje nga aksioni në fjalë.

“O sot o kurrë”, ky është slogani i protestës.

Mësohet se protesta do të nisë në orën 09:00 para godinës së Kuvendit të Shqipërisë

FOTO-LAJMI/ “O sot, o kurrë” – Zbulohet slogani i

Paralelisht me protestën, të enjten do të zhvillohet seanca e radhës plenare, e cila do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.