Pë*dhunimi i dy vajzave në Berat, gjykata lë në burg Andon Shosharin dhe Ardit Nanon

40 ditë burg, është masa e sigurisë së vendosur nga gjykata e Beratit për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin të cilët dyshohet se kanë abuzuar me dy vajza 16 dhe 19 vjeç. Deri në këtë afat kohë nga mjekësia ligjore do të vijnë një përgjigje nëse ndaj dy tyre ka pasur apo jo abuzim seksual.

Gjykata e Beratit ka lënë në burg me afat 40 ditor për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin të cilët janë të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave 16 dhe 19 vjeçe

Këtë masë gjykata e arsyetoi me faktin se hetuesit janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore e cila do të jetë një prove e fortë për përfshirjen e dy të rinjve.

Dy të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qenë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve.

Sipas informacioneve asnjë prej dy të akuzuarve nuk kanë pranuar që të kenë abuzuar me dy të rejat duke u shprehur në gjykata se e gjitha ka qenë mashtrim.

Këtë version mbështet edhe nëna e 16-vjeçares, e cila ka deklaruar në media se vajza e saj është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia pasi e mitura ka qenë 6-muaj e martuar me Shosharin më parë.

Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari, e  cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy vajzat  kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin. Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë. Dy vajzat dhe autorët i përkasin komunitetit rom.