Avokati i Qynos: Janë në rrezik burimet e konfidenciale të gazetarit, do të largohen edhe ndaj të tjerëve
Gazetari Elton Qyno ka ankimuar këtë të hënë në Apel, vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e sendeve personale nga ana prokurorëve të SPAK-ut, si pasojë e refuzimit të tij për dhënien e burimeve të informacioneve për publikimin e lajmeve të tij.
Gazetari Elton Qyno dhe avokatët e tij ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Avokatët e gazetarit kanë bërë të ditur se vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë do të dërgojnë në Apel, edhe bëjnë thirrje që të dorëzohen telefonat.
"Ne ishim të gëzuar në atë kohë. Po shohim mundësinë që të prishim këtë vendim të shkallës së parë. Është shumë e rëndë dhe janë në rrezik burimet e konfidenciale, të cilat nëse do të futen si provë në dosje do të jetë një grusht ndaj punës së gazetarit. Jo vetëm ndaj Eltonit, por ndaj të gjithë gazetarëve do tu largohen burimet." - tha avokati Dorian Matlija.
