Vettingu në Polici, konfirmohet në detyrë Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj ka kaluar më sukses procesin e Vettingut duke u konfirmuar në detyrë. Ky proces për një kohë të gjatë nuk zhvilloi asnjë seancë për shkak të riformatimit të tij. Tashmë pas drejtuesit Edmond Sulaj në listë janë edhe 35 subjekte të tjera që në ditët në vijim do të dalin para trupës vlerësuese.

Edmond Sulaj është drejtësi i parë që konfirmohet nga detyre pas rifillimit të Vettingut në policinë e shtetit. Sulaj që aktualisht mban postin e drejtorit të policisë së Shkodrës u vlerësua pozitivisht në tri shkallë vlerësimi atë të pastërtisë së sigurisë, integritetit dhe pasurisë.

Treshja vlerësuese pasi lexoi më shumë se 60 minuta të dhënat e marra nga institucionet për sa i përket drejtorit Edmond Sulaj vendosi konfirmimin në detyrë.

Së sallën e ministrisë së brendshme për të ndjekur vetë procesin e Vettingut ishte drejtori i agjencisë së mbikëqyrjes policore Florian Sulejmani si dhe përfaqësues së ambasadës amerikanë.

Pas drejtorit të Shkodrës në listë për të kaluar në vetting janë edhe 35 subjekte të tjera drejtues të parë si dhe drejtues të agjencisë së mbikëqyrjes policore.

Më pas do të jetë përzgjedhja tjetër me short e cila do të vendos për 36 subjektet e tjera të cilët do të kalojnë në procesin e Vettingut.

Ky proces u ndërpre për një kohë të gjatë. Më krijim e asgjësisë së mbikëqyrjes policore u vendos që ky institucion ta kryej vetë këtë proces.