VIDEO/ Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, automjeti bie në humnerë, vdesin 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 10:47
Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit.
Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.
