(Pamje të rënda) Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset rëndë një person, në kërkim të autorit me biçikletë
Orët e para të mëngjesit kanë shënuar një tjetër atentat në Shkodër. Ndaj 40-vjeçarit A. Curri është qëlluar me pistoletë teksa ishte duke lëvizur në këmbë në vendin e quajtur dollari.
Autori shkrepi armën kur ishte dukë lëvizur me biçikletë dhe më pas është larguar me shpejtësi
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09 kur në zonë kishte lëvizje të banorëve. Viktima e sulmit ka mundur të ec për disa metra në këmbë duke rënë në trotuar nga plaga e marrë në bark
Kjo gëzhojë është marrë si provë nga policia e cila mbërriti në pak minuta për t’i ardhur në ndihmë 40-vjeçarit e për ta transportuar më pas drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.
E para që i ka ardhur pranë të plagosurit ka qenë kjo shtetase e cila lypte aty pranë dhe ka parë gjithçka.
Për të gjetur autorin blutë ngritën edhe postblloqe si dhe kanë marrë materialet nga kamerat e sigurisë për të zbuluar dhe autorin e sulmit me armë.
