Mëngjesi nis me aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 54-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 07:49
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.