Elton Qyno deri në 2 natës në SPAK, Berisha: Të rrëmbesh një gazetar se ka publikuar dokumenta është akt kriminal terrorist

Gazetari i “Ora Neës” Elton Qyno prej orës 11:00 të paradites së djeshme dhe deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së sotme ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.

Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës me Qynon.

Nga oborri i Kuvendit të Shqipëriës, ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen e djeshme ku gazetari i Ora News Elton Qyno u mor në një seancë të paprecedentë në ambientet e SPOAK-ut, ku i këkronin me ngulm dhënien e buriumit të informacionit.

"Akt më i shëmtuar në historinë e vendit ndaj medieve, të rrëmbesh një gazetar pse ka publikuar dokumente, është akt kriminal, antikushtetues, është akt që kryhej vetëm nga falangat e policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik.

Ne do e ndjekim këtë me forcën më të madhe për të bërë përgjegjës të gjithë ata që kanë kryer dje këtë akt ndaj një gazetari, i cili për hir të së vërtetës ruan një korrektesë të admirueshme në raportet që i bën publikut për kronikat e tij.

Ky akt vinte si një maskim që anëtarë të grupeve kriminale në SPAK, i bëjnë veprimtarisë së tyre. Ata shesin dokumente, duan të informojnë me çdo kusht bandat dhe krimin, por një gjë është e sigurt, asnjë gazetar nuk mund të marrë asgjë në dosjen e tyre nëse ata nuk shesin dokumente dhe nuk i nxjerrin.

Ndaj akti ndaj gazetarit Qyno është një akt tipik i një regjimi policesk, është një rrëmbim shtetëror, është i dënueshëm dhe unë ftoj mediat në Shqipëri dhe në botë të reagojnë me forcën më të madhe ndaj këtij akti antikushtetues, çnjerëzor, që shkon në përmasat e një terrori, një pengmarrje dhe tejkalon çdo lloj imagjinate.

Edhe njëherë e them, dosja Dumani është shitur. Nuk ka asnjë shans tjetër që Elton Qyno të ketë shkuar dhe shkulur nga dosja e prokurorit bisedën e bërë.

Prandaj dhe ata në vend që të hetojnë bashkëpunëtorët e krimit në SPAK, ngatërrojnë adresën dhe arrestojnë gazetarë, të cilët kurrë nuk duhet të deklarojnë burimin.

Gazetari që deklaron burimin, merr përsipër hjekësin, i cili është gjithmonë më i ligë se dorasi. Ndaj dhe akti është në rrafshin moral, më i ulëti që mund të bëhet", deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.