Festat/ 5 mijë lekë shtresave në nevojë, pagë shtesë atyre që u morën me negociatat me BE, ushqime për policët

Edhe familjet në nevojë apo përfitues nga aftësia e kufizuar do të marrin shpërblim prej 5 mijë lekësh. Ministri i Financave tha se bonusi do të përfitohet për festat e fund vitit. Ndërkaq me një pagë shpërblehet stafi që punoi për negociatat e integrimit në BE.

Pas miratimit të bonusit për pensionistëve për fundvit, do të japë 5 mijë lekë për 285 mijë persona në 5 kategori.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë Ervin Mete, i cili tha se paratë do të ndahen para festave të fundit të vitit.

Edhe punonjësit e policisë do të kenë kompensim ushqimor.

Punonjësit e Administratës Shtetërore, të angazhuar në negociatat me BE-në do të kenë shpërblim.

Deklarata e ministrit Ervin Mete

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime të Buxhetittë vitit 2023, me synim kryesor plotësimin e paketës së solidaritetit, pas dy bonuseve të akorduara për pensionistët, plotësimine kësaj pakete dhe për një sërë shtresash në nevojë.

Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për:

64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike;

73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar;

36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike;

68 mijë invalidë të punës; 

44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanëmarrëedhe nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si njështesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura. Shtesa totale për të gjitha bashkitë sipas listës së parcaktuar shkon në 2 miliardë lekë.

Gjithashtu, ka rialokime sa i përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastrukturore, në rrugë e ujësjellësa, duke i dhënë një tjetër shtysë investimeve publike.

Në total rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë që mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar i të ardhurave, si edhe projeksionet për borxhin publik. 

Në total fondi i miratuar shkon ne 20 miliardë lekë, ku 2 miliardë do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe financimin e projekteve infrastrukturore, rrugë e ujësjelljesa.