Incineratorët, Qyno: Taulant Tusha ishte njeriu që mbaronte të gjitha punët me Klodian Zoton
Gazetari i Ora News, Elton Qyno ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për rastin e inineratorëve dhe askionin e SPAK ku arrestoi disa zyrtarë. Qyno u shpreh se njeriu që vinte dhe mbaronte të gjitha punët me Klodian Zoton ka qenëe Taulant Tusha.
‘’Ata kanë qenë të deleguarit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncesionit. Kanë qenë njerëzit që kanë firmosur për të shpallur fitues pikërisht kompaninë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Faktikisht në ato emaile që ka përdoru dhe ka arritur të gjejë në laptopin e Klodian Zotos, SPAK ka vërtetuar që të dy punonjësit e deleguar të bashkisë në këtë koncesion për dhënien e shpalljen e fituesit kanë mbajtur një raport të gjatë komunikimi me Klodian Zoton.
Faktikisht nuk është bërë asnjë lloj studimi nga ana e komisionit. Ata e kanë marrë të gatshme cmimin që i ka dhënë Zoto dhe Mërtiri me email. Në fakt Taulant Tusha ka qenë marioneta kryesore e Erion Veliajt.
Taulant Tusha ishte njeriu që vinte dhe mbaronte të gjitha punët me Klodian Zoton dhe nyja kryesore e Erion Veliajt me të gjitha veprat e tij’’, tha ndër të tjera Qyno.
