Incineratorët, Erebara: Ka një lloj mungese hetimi të thelluar se ku kanë vajtur paratë
Gazetari i Birn, Gjergj Erebara ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për rastin e inineratorëve dhe askionin e SPAK ku arrestoi disa zyrtarë. Erebara u shpreh se në rastin e hetimit të incineratorëve ajo që vëmë re është një lloj mungese hetimi i thelluar përsa i përket ku kanë vajtur paratë.
‘’Nga llogaritë e mia janë diku tek 100 milionë euro deri në castin e sekuestrimit nga prokuroria për Incineratorin e Tiranës.
Përvec tarifave që paguan bashkia janë edhe tarifa të depozitimit të ndryshme.
Problemi është shumë kompleks. Në rastin e hetimit të inineratorëve, ajo që vëmë re është një lloj mungese hetimi të thelluar përsa i përket ku kanë vajtur paratë.
Ndjekja e parave, se ku kanë shkuar paratë pasi janë paguar tek kompnai e inceneratorëve lënë shumë për të dëshiruar’’, tha ndër të tjera Erebara.
