Strategji për viktimat e krimit, Ballauri: Duhet analizë e thellë e asaj që ndodh përditë
Drejtoresha e grupit shqiptar të të drejtave të njeriut, Elsa Ballauri në një intervistë në Ora News foli për strategjinë ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave të krimit 2024-2030.
Ballauri u shpreh se çështja është që të shkojmë shumë thellë në analizën e asaj që ndodh përditë.
‘’Sigurisht që është dicka pozitive sepse tregon që të paktën qeveria ka një shqetësim shumë konkret të cilin përpiqet ta zgjidhë.
Por dihet që nga ana tjetër situata e Shqipërisë nuk është aspak pozitive dhe aspak optimiste në lidhje me dhunën.
Pra cështja nuk është vetëm të bëjmë strategji, cështja është që të shkojmë shumë thellë në analizën e asaj që ndodh përditë.
Ajo që duhet së pari është që të ketë një analizë që të dali pas debateve dhe pas diskutimeve’’, tha ndër të tjera Ballauri.
