Incineratorët, Këlliçi: Ka komunikime të Taulant Tushës me Klodian Zoton, këto materiale nuk gjenden në dosje
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për rastin e inineratorëve dhe askionin e SPAK ku arrestoi disa zyrtarë. Këlliçi u shpreh se Taulant Tusha ka sërish komunikime me Klodian Zoton.
‘’Taulant Tusha në gjykimin tim sot ndodhet në pozita shumë herë më lehtësuese, sepse ka sërish komunikime të zotit Tusha me Klodian Zoton që janë pjesë e dosjes së korrikut të vitit 2023.
Altin Dumani cuditërisht e bëka punën dhe i gjen komunikimet.
Ndërkohë që ngrihet akuza mbi zotin Tusha nga një prokuror tjetër, nuk gjenden këto material në dosje.
Të gjitha këto fakte që ne i disponojmë pasi kemi bërë një shqyrtim të thelluar të vendimit të GJKKO, kemi parë që shumë materiale fakte e prova janë hequr nga dosja e javës së shkuar’’, tha ndër të tjera Këlliçi.
