Ngjarja në karburantin në Tiranë, punonjësit pikasën 2 persona të dyshimtë që u larguan me vrap

Ka qenë një telefonatë në sallën operative nga punonjësit e karburantit që kanë pikasur dy persona të dyshimtë.

Sapo policët janë afruar ata janë larguar me vrap por nuk kanë arritur të kapen.

Nga kamerat e sigurisë sipas burimeve janë dy persona, një me kapuç dhe një me kapele të cilët qëndrojë bashkë në afërsi të karburantit dhe më pas largohen me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po merren kamerat në rrugë të tjera.