Incineratorët/ ''Nuk janë vetëm tre dosje'', Shehaj: Nga Elbasani, Fieri e Tirana ka disa fraksione

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj  ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për rastin e inineratorëve dhe askionin e SPAK ku arrestoi disa zyrtarë. Shehaj u shpreh se nuk janë vetëm  tre dosje, pasi nga Elbasani, Fieri e Tirana ka disa fraksione.

‘’Nuk janë vetëm tre dosje. Nga Elbasani, Fieri e Tirana ka disa fraksione.

Është edhe një dosje që në mos gaboj e ka Klodian Braho ai që mbylli bukur Elbasanin.

Kemi Dritan Prençin që po bën këtë paçavure në Tiranë e Fier.

Cdo gjë është mbyllur Alqi-Lefteri, Lefteri-Alqi. Dosja që ka bërë Altin Dumani për Arben Ahmetajn na ka dhënë shumë të dhëna’’, tha ndër të tjera Shehaj.