Tensionet në Kuvend, Baçi: Është në vazhdën e bllokimit që i ka bërë mazhoranca të drejtave të opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës ku foli për tensioned në ditën e sotme në Kuvend. Baçi u shpreh se mazhoranca ka kohë që merret vetëm me opozitën
‘’Është në vazhdën e bllokimit që i ka bërë mazhoranca të gjitha të drejtave të opozitës. Mazhoranca ka kohë që merret vetëm me opozitën.
Sulmon vetëm opozitën, bllokon opozitën me të gjitha mjetet dhe format.
Në këtë vazhdë kaluan edhe tek parlamenti, që në momentin kur grupi parlamentar i PD-së u unifikua dhe u bë bashkë që në atë moment Rama fokusoi gjithë sulmin mbi grupin parlamentar të PD-së për arsye se nuk e përballonte dot më.
Rama filloi menjëherë të mos plotësontë asnjë kërkesë të opozitës.
Thjesht kërkojmë të ushtrojmë të drejtën tonë me kushtetutë si opozitarë të këtij vendi’’, tha ndër të tjera Baçi.
