Tensionet në Parlament, Zhupa: Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit është mbajtur peng nga mazhoranca

Deputetja e partisë Demoratike, Ina Zhupa në një intervistë në Ora News foli për tensionet në Kuvend dhe për mosbindjen civile të opozitës. Zhupa u shpreh se rregullorja e Kuvendit është mbajtur peng nga Mazhoranca socialiste.

‘’Në fakt e gjithë kjo periudhë është një shenjë e qartë se si Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit është mbajtur peng nga Mazhoranca socialiste, duke shkelur cdo të drejtë Kushtetuese të opozitës dhe duke moslejuar ata me vendimet e tyre për të realizuar seanca normale.

Ajo që ju shikoni, pjesa e bllokimit apo pjesa e flakadanëve është vetëm përgjigjia ndaj shkeljes që mazhoranca i bën rregullores, të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës.

Të drejtat që i takojnë opozitës nuk mund të nëpërkëmben me nëj dëshirë dhe vullnet të një njeriu.

Kjo situatë është një situatë jo normale për shkak të sjelljes jonormale të mazhorancës që zgjedh të zbatojë statutin e partisë së tyre dhe jo Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë’’, tha ndër të tjera Zhupa.