Kryemadhi apelon në SPAK, burimet: Kundërshtoi kontrollin në banesën e prindërve
KRYEMADHI APELON NË SPAK
Burimet: Kundërshtoi kontrollin në banesën e prindërve
GJKKO ka përcaktuar gjykatësen që do të shqyrtojë ankesën e bërë nga deputetja Monika Kryemadhi.
Burimet kanë bërë të ditur se shkak që ish kryetarja e LSI i është drejtuar GJKKO ka qenë kontrolli i ushtruar pak ditë më parë në banesën e prindërve të saj në Tiranë.
Megjithatë burimet shtojnë se ende nuk është e qartë për veprimet e kryera dhe për procedimin e nisur.
Por Kryemadhi ka kërkuar që të shpallet e pavlefshme procedura që është zhvilluar.
Deri më tani në SPAK janë dy çështje që prekin Kryemadhin dhe bashkëshortin e saj ish presidentin Ilir Meta.
E para ka të bëjë me lobimin e LSI, sot partia e Lirisë dhe burimin e fondeve.
Po ashtu edhe çështja Cez Dia, për të cilin ka pasur një denoncim ndaj Metës është në hetim prej prokurorisë së posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.
Seanca e parashikuar për këtë të enjte mësohet se u shut nga gjyqtari Erjon Çela.
