FOTO-LAJMI/ Ekspertët zbarkojnë në sallën e Kuvendit, marrin provat, reagon ashpër Tritan Shehu: “Gërmo Tare, gërmo”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 11:38
Tymueset dhe shpërthimet e dëgjuara në punimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ka detyruar ekspertët që menjëherë pas largimit të deputetëve të zbarkojnë në sallën e seancave plenare për të mbledhur provat.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër edhe deputeti demokrat Tritan Shehu përmes rrjeteve sociale.
“Shvejk apo komedi në sallën e Kuvendit! Mund të jetë edhe një “tallje” e mençur Shvejk ndaj regjimit!
Aktualisht, mbas seancës sot! Sepse mund të thuhet: “Gërmo Tare, germo”…..”, shprehet në reagimin e tij ligjvënësi demokrat Tritan Shehu.


