Shi dhe dëborë në gjithë vendin, parashikimi i motit, 28 nëntor 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i i vranët në të gjithë territorin e intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në periudha të shkurtra kohore reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore priten reshje dëbore.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet problematike deri në 24m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Shi dhe dëborë në gjithë vendin, parashikimi i motit, 28