Kapri: 28 nëntori është data më e shenjtë e shqiptarëve, lidhet që me Skënderbeun kur mori Krujën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2023, 22:31
Studiuesi dhe historiani, Erald Kapri ishte i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News ku u diskutua për festat e 28 dhe 29 nëntorit.
Kapri u shpreh se data 28 nëntor është data më e shenjtë e shqiptarëve.
"28 nëntori mendoj se është data më e shenjtë e shqiptarëve. Lidhet që me Skënderbeun ku mendohet se mori Krujën me 28 nëntor të 443 dhe më pas me Ismail Qemalin me ngritjen e flamurit. Madje edhe në 44 Enver Hoxha këmbënguli atëherë që parakalimi të bëhej me datën 28 nëntor të 44, pikërisht duke ditur këtë ndjenjë të madhe që ishte data më e ndjeshme shqiptarë. Kështu që 28 është data që unifikon shqiptarët pa asnjë lloj kundërshtie. Është një ndjenjë kombëtare që i bashkon. Data 28 i bashkon shqiptarët’’, tha ndër të tjera Kapri.
