EMRAT/ Plagoset çifti nga shpërthimi i bombolës në Laç, flasin fqinjët: Kanë ardhur nga Italia, gruaja ishte në gjendje më të rëndë...

Mëngjesin e kësaj të hëne një bombol gazi shpërtheu në një banesë në Laç duke lënë të plagosur një çift.

Të lënduar mbetën 60-vjeçari Bilbil dhe 52-vjeçarja Mimoza Baluku, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Çifti jeton në Itali, por kanë ardhur për pushime në atdhe.

Një nga fqinjët e çifitit, ka treguar se gruaja ishte në gjendje më të rëndë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tregoi se momentin që ka ndodhur shpërthimi kishte qenë duke bërë kafen.