Zeka: Problemi i veriut të Kosovës është puro politik, ka zgjidhje vetëm politike dhe jo ushtarake

Gazetari, Milaim Zeka ishte i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Zeka u shpreh se problemi veriut të Kosovës është puro politik dhe ka zgjidhje vetëm politike.

"Albin Kurti ardhjen e tij në pushtet para 33 muajve e ka quajtur publikisht si çlirim të Kosovës, ka thënë ne e çliruam Kosovën. Albin Kurti sa herë ka folur për veriun e Kosovës, kurrë nuk ka përmendur që atje kishte pika doganore, atje kishte policë të Kosovës, atje ishte vra një polic i Kosovës, atje ishin arrestu edhe zyrtarë të lartë të Kosovës.

Albini e ka fillu si nihilist që është prej zeros dhe po mendon që është baba dhe nana i zgjidhjes së problemit në Veri. Unë dhe shumë njerëz si unë mendojmë që problemi i veriut të Kosovës është puro politik dhe ka zgjidhje vetëm politike dhe nuk ka zgjidhje ushtarake’’, tha ndër të tjera Zeka.