Pronat e Gjokës nuk lëshohen, Apeli lë në sekuestro 39 hektarë në zonën e Velipojës

Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke mos ja hequr masën e sekuestros për 39 hektarë tokë që dyshohet se i përkasin Pëllumb Gjokës. SPAK dyshon se kjo sipërfaqe është marrë në mënyrë të kundraligjshme ndërsa është në hetim për disa vepra penale.

390 mijë metra tokë në zonën e Velipojës që i përkasin biznesmenit Pëllumb Gjoka do të qëndrojë të sekuestruara.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e vendosur nga shkalla e parë me kërkesë të prokurorisë e cila dyshon se janë të përfituara në mënyrë të kundraligjshme.

Vetë Pëllumb Gjoka nuk ishte i pranishëm në Gjykatë teksa u përfaqësua me prokurorë nga avokati i tij. Sipas verifikimeve pronat e sekuestruara rezultojnë në emër të biznesmenit dhe të afërmve të tij.

Biznesmeni akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj.Komunikimet e tij dolën nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC.

Në këtë platformë Gjoka fliste me Behar Bajrin për tentativën e vrasjes së një ish punonjësi të policisë së burgjeve, si dhe për disa krime të tjera.